Nuk kishte as rivalë e as dyshimin më të vogël, Leo Messi shpallet lojtari më i mirë i vitit nga FIFA. “Pleshti” argjentinas kurorëzoi një vit fantastik, një vit të veçantë pasi ky trofe vjen pasi për herë të parë në karrierë u shpall kampion bote, i vetmi trofe që i mungonte në CV e tij të mrekullueshme. Messi mposhti në finale Karim Benzema dhe Kylian Mbappe:

334066478 164372643078926 9079406691249291040 N
334066478 164372643078926 9079406691249291040 N

“Është një kënaqësi e madhe të jem këtu. Unë dhe shokët e mijë fituam fal trajnerit Scaloni dhe pritjeve të Dibu. Mirënjohja ime shkon për të gjithë grupin, ishte me të vërtetë diçka e çmendur për mua, fal zotit më në fund arrita të fitoj Kupën e Botës. Një falënderim shkon për familjen time, për të gjithë Argjentinën”, u shpreh Messi.

333794730 879436093109182 2248840162959355307 N
333794730 879436093109182 2248840162959355307 N

Kapiteni i Argjentinës ishte pjesë e formacionin më të mirë të vitit nga FIFA, për herë të 16-të në histori arrin të futet në top 11-shen e vitit, po aq sa edhe C.Ronaldo, i cili këtë vit doli duar bosh nga ceremonia e FIFA The Best.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: