Mbrojtësi Min-Jae Kim është pothuajse i larguar nga Napoli, pasi do të firmosë me Bayern Munchen. Drejtori i ri sportiv i kampionëve të Italisë, Mauro Meluso ka folur për këtë çështje dhe për mundësinë e gjetjes së pasuesit.
“Sapo kam ardhur, do të fillojmë të mbajmë takime nga e hëna. Gjithsesi, nuk kanë qëndruar kot, si Micheli dhe Chiavelli, ata kanë vazhduar me punën. Kim me siguri do të duhet të zëvendësohet dhe ne do të punojmë për të” – tha ai.
(BalkanWeb)
