Të reja të rëndësishme vijnë së fundmi rreth të ardhmes së Mario Mitaj. Mbrojtësi i Kombëtares pëlqehet nga Atletico Madrid, me lajmin që është bërë i ditur nga portali i njohur i transferimeve, “fichajes.net”.

22-vjeçari, i cili luan te Al-Ittihad në Arabinë Saudite, shihet si profili i duhur për skemat e trajnerit të madrilenëve, Diego Simeone.

Për Mitaj, kalimi te Atletico do të ishte një “trampolinë” e vërtetë, pasi La Liga është një nga kampionatet më të mira në botë. Mitaj luan te Al Ittihad prej 2 sezonesh.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb