Gjërat nuk kanë shkuar aspak mirë për Giovanni Leonin, mbrojtësin e ri të Liverpool.

Mbrëmë, në ndeshjen e tij të parë si titullar për The Reds, ai pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e majtë.

Në sfidën e Kupës ndaj Southampton, ai doli nga fusha me barelë në minutën e 80-të, ndërsa kuptohej që bëhej fjalë për dëmtim serioz.

“Kur një lojtar lëviz në atë mënyrë, zakonisht nuk është një shenjë e mirë”, tha trajneri i Liverpoolit, Arne Slot.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb