Pas largimit nga Famalicao, Enea Mihaj do të bashkohet me Samsunspor. Mbrojtësi kuqezi ka vendosur që të kalojë në Turqi, aty ku do nënshkruajë një kontratë për 4 vite.

Presidenti i klubit turk, Yuksel Yildirim, ka bërë të ditur lajmin, në një intervistë të dhënë së fundmi. “Kemi mbyllur akordin me Enea Mihajn, i cili vjen pas aventurës te portugezët e Famalicao. Kemi planifikuar vizitat mjekësore brenda 10 ditëve të ardhshme”- tha Yuksel.

26-vjeçari luajti për 3 vite në Portugali, ndërsa më herët është aktivizuar edhe në Greqi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb