Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, Marko Rutte, i pranishëm në forumin në Tiranë, theksoi se të gjitha vendet aleate që sulmohen nga sulmet kibernetike do të marrin mbështetjen.

Rutte tha se mbrojtja në NATO do të arrijë në 5%.

Rutte: Do të arrijnë përqindja 5% për mbrojtjen për atë si më thelbësoren. Por gjithashtu edhe për investimet e tjera. Kjo do të thotë se mbrojtja jonë do të bëhet më e fortë dhe më rezistente ndaj rreziqeve kibernetike. Po kështu vendet janë përgjegjëse për mbrojtjen. Por NATO ofron një rrjet unik për mes të cilit ku aleatët të reagojnë ndaj rreziqeve kibernetike. Dhe po kështu aleatët tanë. Është një forum i jashtëzakonshëm për të ndarë ekspertizën. Ky forum në Tiranë është i rëndësishëm për të ndarë ekstpertizën, praktikat dhe njohuritë tuaja. NATO-ja aleancë vlerash të përbashkëta dhe do të vijojë të përcaktojë një reagim të bazuara në norma në hapësirën. Në NATO asnjë nuk qëndron i vetëm, të gjithë qëndrojmë së bashku në një epokë digjitale, ndaj çdo kujt që mundohet të na dëmtojë. Ju uroj një konferencë shumë të suksesshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb