Analisti Lavdrim Lita, i ftuar në emisionin “Studio24” në News24, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe qëndrimin e Partisë Socialiste dhe të kryeministrit Edi Rama në lidhje me ish-zv/kryeministren Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin.

Sipas Litës, në rastet e mëparshme zyrtarë të tjerë të Partisë Socialiste nuk janë mbrojtur politikisht dhe janë përballur me drejtësinë, ndërsa në këtë rast, sipas tij, ka një ndryshim të qasjes.

“Zyrtarë të tjerë të PS nuk janë mbrojtur dhe i janë dorëzuar drejtësisë. Sot ka një ndryshim kursi që ka krijuar përplasje me BE dhe faktorin ndërkombëtar, sepse kemi pengim të drejtësisë”, u shpreh ai.

Analisti theksoi se situata aktuale mund të interpretohet si një përpjekje për të dobësuar institucionet e drejtësisë.

“Ka tentativë për t’i hequr dhëmbët SPAK-ut. Politika po tejkalon SPAK. Duhet të ketë sundim të plotë të ligjit dhe ndarje të pushteteve, jo mbivendosje të tyre për të mbrojtur politikisht një person dhe për ta penguar të përballet me drejtësinë”, deklaroi Lita.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb