Koreja e Veriut mund të lëshojë një raketë balistike ndërkontinentale në Shtetet e Bashkuara që do të godiste vendin në vetëm 33 minuta, kanë pretenduar së fundmi ekspertët në Kinë.
Shkencëtarët në Pekin kanë simuluar lëshimin e një rakete të tillë dhe besojnë se Pheniani do të jetë në gjendje të godasë vendin nëse mbrojtja bërthamore e SHBA-së nuk arrin të ndalojë raketën.
Ekipi i shkencëtarëve nga Instituti i Inxhinierisë së Sistemit Elektronik të Pekinit tha se raketa Hwasong-15 e Koresë së Veriut me aftësi bërthamore me një rreze veprimi prej rreth 13,000 kilometra do të ishte ‘mjaftueshme për të goditur të gjithë territorin amerikan’.
Simulimi sugjeroi gjithashtu se kishte mangësi në mbrojtjen bërthamore të SHBA-së.
