Didier Deschamps, trajneri i përfaqësueses franceze, në vigjilje të debutimit kundër Australisë, ka prekur temat më të rëndësishme duke nisur nga mos zëvendësimi i Benzema:

Ishte një vendim imi, jam i bindur te ky grup që kam. Nuk kemi presion, ndeshja e parë nuk është vendimtare. Mbrojtja e titullit? Për momentin nuk mendoj aq larg, jemi të foksuuar te sfida me Australinë, do t’i marrim ndeshjet një e nga një.”

Numri një i stolit të përfaqësueses franceze foli edhe për Mbappe: Është akoma i ri, por këto katër vjet që nga Botërori i fundit e kanë pjekur akoma më shumë, por i vetëm nuk mundet, është pjesë e grupit. Deschamps qetësoi të gjithë për Varane dhe Camavigna, teksa pohoi se nuk kanë probleme dhe do të jetë të gatshëm për ndeshjen e nesërme.

I pyetur për të ardhmen, Deschamps pohoi se nuk është momenti për të folur për këtë temë, Franca është e fokusuar totalisht tek e tashmja.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb