Në Barcelonë kjo ishte një fundjave perfekte, pasi fillimisht ishte Vedat Muriqi që i dhuroi një asist në garën për titull, me “Piratin” që mposhti Real Madrid, ndërsa bënë saktë edhe detyruat e tyre duke dalë me tre pikë nga sfida përballë Atletico-s. Me 7 pikë diferencë, Barcelona kërkon të rezervojë sa më shpejt titullin në Spanjë, për të vijuar më pas me qetësi të projektojnë sezonin e ri. E sigurt është se Hansi Flick do të jetë sërish në krye të ekipit, të paktën edhe për një tjetër vit, fundja është nën kontratë, ndërsa me bekimin e teknikut gjerman drejtuesit e klubit do të përpiqen të përforcojnë edhe ekipit.
Sipas Mundo Deportivo, dy janë prioritet e klubit, gjetja e një mbrojtësi mëngjarash dhe një sulmuesi për të zëvendësuar Lewandowskin. Për këtë të fundit, e gjithë vëmendja është kthyer te Fisnik Asllani, ndërsa mbrojtësin e ri dëshirojnë ta “peshkojnë” në Itali.
Pavarësisht se po kalon një periudhë të vështirë, objektivi i tyre kryesor mbetet Bastoni. Gjithnjë sipas të përditshmes spanjolle, Barcelona është gati të investojë 55/60 milionë euro për të siguruar kartonin e Bastonit. Nuk është kundër kësaj ideje as klubit zikaltër pasi me një shifër të tillë do të kishin në dispozicion një buxhet të mirë për të lëvizur në merkaton në hyrje.
Jo vetëm Bastoni, një tjetër dëshirë e tyre është edhe Andrea Cambiaso i Juventus.
