Shqipëria ka mbyllur pak minuta më parë ditën e dytë të vaksinimit masiv të të moshuarve kundër koronavirusit.

Në një mesazh në “Facebook”, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thekson se dita e dytë e vaksinimit është mbyllur me 20414 vaksinimie.

“DITA 2️⃣ e vaksinimit masiv përfundon me shifrën domethënëse, 2️⃣0️⃣4️⃣1️⃣4️⃣ vaksinime, në të gjithë vendin? #ShqipëriaBuzëqesh????”, shkruan Manastirliu.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb