Java e 9-të e kampionatit të vajzave uli siparin këtë të diel.

Në ndeshjet e zhvilluara sot, Vllaznia mposhti Gramshin me rezultatin 5-1, në takimin e luajtur në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa Partizani triumfoi 5-0 ndaj Atletik Klub.

Në ndeshjet e tjera të javës, Apolonia regjistroi një fitore të thellë 15-0 ndaj Lushnjës në shtëpi, ndërsa Teuta fitoi bindshëm 8-0 kundër Kinostudios.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb