Në Qarkun e Kukësit është mbyllur numërimi për subjektet politike, ku nuk ka pasur surpriza. PD, ashtu siç pritej, merr dy mandate.

PS nuk mund të thyente edhe këtë herë këtë bastion, duke qëndruar me 1 mandat. Surprizë në vota kësaj here ishte PSD, me 5 mijë vota, gati sa gjysma e PS, por shumë larg marrjes së një mandati.

Kukesi
Kukesi

PD ka 18934 vota – 53/4%.

PS ka 10970 vota – 30.5%.

PSD ka 5061 vota – 13.7%.

Partitë e tjera nuk arritën asnjëra në 1%.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb