Protestuesit kanë përfunduar marshimin e ditës së 102 të tubimit kundër qeverisë.
Me thirrjen “Nesër më shumë, në të njëjtën orë e në të njëjtin vend”, protesta u mbyll dhe për sot.
Gjatë ditës së sotme, protesta nisi nga Sheshi Skënderbej dhe aty përfundoi.
Tubime dhe fjalime u mbajtën edhe përpara Kryeministrisë. Më pas, nisi marshimi tek 21 Dhjetori.
U bllokuan disa rrugë në kryeqytet dhe u bllokua qarkullimi i mjeteve për disa kohë.
Është paralajmëruar një protestë e madhe më 12 shtator, kur në rrugët e Tiranës do të jetë dhe diaspora.
Thirrjet e protestuesve kundër korrupsionit qeveritar sonte në 9 shtator u bënë edhe më domethënëse, pasi pikërisht sot SPAK shtoi akuza të reja ndaj ish-zv kryeministres Belinda Balluku dhe i sekuestroi një vilë në bregdet.
