Është mbyllur sonte më 23 shtator protesta e 116 kombëtare kundër qeverisë.
Protesta u mbyll aty ku dhe nisi, tek Sheshi Skënderbej. Në fund, u bënë thirrje që nesër të ketë më shumë njerëz në shesh.
Si gjithmonë, protesta nisi te Sheshi Skënderbej, më pas protestuesit mbajtën fjalime para Kryeministrisë dhe marshuan në rrugët e Tiranës.
Bënë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, Belinda Ballukut dhe qeverisë, që e konsiderojnë të korruptuar.
Nesër në orën 09:00 u la që të protestohet përpara Kuvendit, duke qenë se mbahet seanca e radhës parlamentare.
