Xhamia historike e Et’hem Beut në qendër të Tiranës, ka mbyllur dyert përkohësisht pasi do t’i nënshtrohet procesit të restaurimit.
Kjo është konfirmuar nga Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, i cili i pyetur nga “Gazeta Shqiptare” theksoi se xhamia e Et’hem Beut do t’i nënshtrohet pas kaq shumë vitesh restaurimit, si pjesë e marrëveshjes mes Ministrisë së Kulturës dhe Komunitetit Mysliman Shqiptar.
Gurra nënvizoi po ashtu se procesi i restaurimit do të nisë zyrtarisht të hënën, dhe pritet të zgjasë deri në dy vite. Gjatë kësaj kohe, në këtë xhami nuk do të ketë as shërbesa fetare.
Marrëveshja e firmosur javën e kaluar mes Ministres Mirela Kumbaro dhe kreut të KMSH-së Skënder Bruçaj, parashikon restaurimin e 5 monumenteve kulture të besimit islam dhe konretisht:
– Xhamia Mbret, Berat;
– Xhamia e Beqarëve, Berat;
– Teqeja e Helvetive, Berat;
– Xhamia e Et’hem Beut, Tiranë;
– Xhamia e Pazarit, Gjirokastër;
Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2018/02/23/mbyllet-xhamia-historike-e-ethem-beut-ne-tirane/
