TIRANE- Pas vendimit që pritet të hyjë në fuqi duke nisur nga 1 janari i vitit që vjen, për mbylljen e lojërave të fatit, kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh deputetëve të tij.

Kreu i qeverisë u ka dërguar ligjvënësve mesazhin ku i sqaron se ato çka qarkullojnë në internet se do të krijohet ‘monopoli online’ nuk janë të vërteta.

“Kane nisur t’ju cojne lumenj mesazhesh neper tel kunder mbylljes se basteve! Jane te orkestruara nga burgu e nga llagemet e atyre qe fshihen pas kompanive, prandaj mos e vrisni mendjen dhe mos degjoni as shpifjen per “monopol online” sepse s’do kete asnje lloj monopoli!”, thuhet në mesazhin e Ramës.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb