Gazetarja e News24, Erjola Jata duke folur në tubimin e mbajtur para godinës së mbyllur të këtij televizioni i ka bërë thirrje qytetarëve dhe kolegëve për mbështetje pasi kjo situatë është e padrejtë.

Jata tha se News24 ka qenë i pari në dhënien e lajmit për qytetarët.

“Ne jemi rritur në këtë televizion dhe kemi qenë në vijën e parë të sulmit, është situatë e padrejtë, kemi kontribuar dhe jemi rritur në këtë television. Gjendemi para dyerve të mbyllura të dyerve të mbyllura të Neës24, kur dyert në fakt duhet të ishin hapur për godinën që e ka kontratën deri në vitin 2033. Kjo situatë po transmetohet në youtube, gjë që nuk duhet të ndodhte. Ne jemi kthyer nga pushimet për shkak të kësaj situate. Ne mbajmë familjet me këtë punë dhe kërkojmë nga kolegët të na mbështesin”, tha Jata.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb