Ish presidenti Ilir Meta është thirrur në Prokurorinë e Posaccme Antikorrupsion të hënën në datë 4 gusht, ora 11.00 për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve.

Meta i cili mbahet në qelinë e paraburgimit që prej datës 21 tetor të vitit të kaluar, do të shoqërohet nga ambientet e paraburgimit në ambientet e SPAK ku së bashku me avokatin e tij mbrojtës Kujtim Caktani do të firmosin mbylljen e hetimeve.

E njëjta procedurë u ndoq edhe për ish bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe Piro Xhixhon.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: