Në Greqinë Veriore, kryetari i bashkisë së Ptolemedhës, një ish-qendër për prodhimin e energjisë elektrike me bazë linjiti, nuk e fsheh shqetësimin e tij.

Ky qytet dhe rajoni përreth rrezikojnë, sipas tij, “të bëhen si Detroiti”, metropoli amerikan i goditur nga rënia e industrisë automobilistike.

“Tetë nga 10 të rinj që largohen nga rajoni për të studiuar nuk kthehen më kurrë”, ankohet Panagiotis Plakentas, kryetari i bashkisë së këtij qyteti me më shumë se 31 000 banorë.

“Papunësia po rritet dhe vendet e punës të humbura nuk po zëvendësohen”, tha ai.

Në rajon, vetëm dy termocentrale me linjit mbeten funksionale. Njëri do të mbyllet në maj, dhe tjetri do të shndërrohet në gaz natyror deri në fund të vitit 2026.

Njëmbëdhjetë termocentrale kanë ndërprerë tashmë veprimtarinë në këtë rajon, i cili për dekada të tëra ishte qendra e prodhimit të energjisë me linjit në Greqi.

Kreu i komunitetit lokal, Ilias Tentsoglidis pohon se projektet alternative nuk po materializohen.

“Fshatrat tona po zbrazen, dhe në fushën më pjellore të rajonit, po ‘mbjellin’ xham dhe beton”, kritikon Tentsoglidis duke iu referuar paneleve diellore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: