Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Klevis Balliu, ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për mbylljen e aplikacionit TikTok për një periudhë 12 mujore.

Në një postim në rrjetet sociale, Balliu shkruan se kjo është një censurë që i bëhet fjalës së lirë.

“Ky akt kriminal meriton një përgjigje të ashpër, një përgjigje të egër për këtë censurë diktatoriale që vjen si rrjedhojë e frikës dhe e tmerrit që ka mbërthyer e kapluar këtë qeveri nga humbja e pashmangshme e datës 11 Maj”, u shpreh ai.

Postimi i plotë:

Edi Rama me mbylljen e #tiktok censurojë fjalën e lirë.15 Mars të luftojmë për të.
Sot Edi Rama bashkojë Shqipërinë me Afganistanin Nepalin, Kinën, Pakistanin Somalinë, Indonesinë dhe Iranin duke ndalur fjalën e lirë.
Cili nga këto vënde është në Europë.
Ky akt kriminal meriton një përgjigje të ashpër, një përgjigje të egër për këtë censurë diktatoriale që vjen si rjedhojë e frikës dhe e tmerrit që ka mberthyer e kapluar këtë qeveri nga humbja e pashmangshme e datës 11 Maj.
Te bashkohemi në protestë në datën 15 Mars kundër censurës së fjalës së lirë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb