Analisti Ben Andoni, i ftuar në studion e News24, ka komentuar vendimin e qeverisë për mbylljen e TikTok në Shqipëri.

Ai shprehu habi për këtë masë, duke e konsideruar si një taktikë për të shkëputur vëmendjen e publikut nga akuzat për korrupsion në qeverisjen e Edi Ramës.

“Nuk prisja që TikTok të mbyllej në Shqipëri. Momenti i beftë si u dha vendimi, besoj se është një taktikë për të shkëputur vëmendjen e publikut nga korrupsioni në qeverisjen e Ramës,” tha Andoni.

Ai gjithashtu theksoi se, megjithatë, mundësitë për të tejkaluar këtë kufizim mund të mbeten të hapura për përdoruesit në Shqipëri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb