Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi nga qendrat e votimit të Primareve, shprehet se tashmë do të nisë numërimi i votave.

Bardhi deklaron se procesi i zgjedhjeve për primaret në PD ishte demokratik, transparent dhe model për një forcë politike. Ai shton se pjesëmarrja masive tregon entuziazmin e demokratëve, për të sjellë ndryshimin në Shqipëri.

“Nisim fazën e dytë atë të numërimit të vullnetit demokratëve, pas mbylljes së një procesi votimi demokratik, transparent dhe model për një forcë poltike. ✌️

Pjesëmarrja masive tregon entuziazmin e demokratëve për të sjellë ndryshimin. Faleminderit me ❤️ për secilin anëtar të PD që u bë pjesë e këtij procesi.

Të gjithë bashkë drejt 11 Majit, për të larguar qeverine që ka shkatërruar Shqipërinë!”, shkruan Bardhi.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: