Një varkë që transportonte emigrantë dhe refugjatë u përmbys dhe u fundos të dielën në një distancë të shkurtër nga ishulli italian Lampedusa, njoftuan autoritetet italiane.

Menjëherë pas incidentit u aktivizuan patrullat e policisë financiare italiane dhe të rojës bregdetare, të cilat me motoskafet e tyre arritën të shpëtonin 64 persona nga deti. Megjithatë, një djalë dyvjeçar rezulton ende i zhdukur. Fëmija kishte nisur këtë udhëtim të rrezikshëm drejt Evropës së bashku me nënën e tij nga Sierra Leone në Afrikë.

Kërkimet nga autoritetet italiane vazhduan deri vonë gjatë natës së kaluar dhe rifilluan sërish në agim, me shpresën për të gjetur të zhdukurin. Sipas të dhënave të fundit, gjatë 48 orëve të fundit në Lampedusa kanë mbërritur gjithsej 292 emigrantë dhe refugjatë. Shumica e mjeteve lundruese me të cilat ata udhëtonin ishin nisur nga brigjet e Libya.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: