Një gomone është mbytur ditën e sotme në Karaibe. Sipas mediave të huaja të paktën një person mësohet të ketë vdekur pasi anija u përmbys në brigjet e St Kitts.

Mësohet se në bordin e saj ndodheshin rreth 31 persona, nga të cilët një rezulton i vdekur dhe 15 të zhdukur.

Gomonia prej 30 metrash thuhet se ishte “mbipopulluar në mënyrë të rrezikshme” kur filloi të fundosej, sipas raporteve të mediave lokale.

Raportet lokale pretendojnë se gomonia ishte rrugës nga Antigua në St Thomas, në Ishujt e Virgjër të SHBA.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: