Mediat greke raportojnë se në momentin e parë që anija me qindra emigrantë u pikas në Pylos, roja bregdetare ishte në një distancë të sigurt, madje duke ofruar ndihmë të cilën pasagjerët e refuzuan.
Siç është bërë e ditur, në momentin e fundosjes, rreth orës 01:40 të mëngjesit të së mërkurës, aty pranë ndodhej një gomone e rojes bregdetare, e cila shpëtoi disa prej emigrantëve.
Një pyetje që ka lindur është se përse mjeti lundrues i Rojës Bregdetare nuk regjistroi në kamera operacionin e shpëtimit.
“Informacioni që më është dhënë është se kamerat e anijes ishin funksionale. Nuk u bë asnjë regjistrim”, tha përfaqësuesi për shtyp i Rojes Bregdetare, Nikos Alexiou, duke folur për MEGA dhe Nikos Evagelatos.
“Këtë e kam si informacion, nuk është regjistruar”, ka theksuar ai.
Lidhur me raportimet se roja bregdetare greke tentoi të tërhiqte anijen e peshkimit, përfaqësuesi i shtypit theksoi: Përgjigja është e qartë. Në asnjë fazë nuk ka pasur asnjë përpjekje për të tërhequr anijen.
