26 shkurt 1973–Bie në krye të detyrës e oficerit detarë Ilir Koçilja dhe mbytja e Motobarkës “Tomorri”.
Datë në historinë detare.
Më 25 shkurt 1973 Motobarka “Tomorri” e ngarkuar me 180 ton qymyr, u bregezua në portin e Sarandës, në pritje për t’u shkarkuar të nesërmen. Ndërkohë që gjatë natës në gjirin e Sarandës moti u përkeqësua shumë, duke bërë të pamundur qëndrimin e mjeteve lundruese në mol. Në këto kushte ekuipazhi i motobarkës, duke u gdhire data 26 shkurt, me vështiresi shkëputi motobarkën nga moli për të qendruar në spirancë.
Por si rezultat i përplasjeve në mol dhe Motobarkën “Guri Nazifi” në momentin e çbregëzimit, barka kishte marrë çaje dhe shumë shpejt filloi të fundosej. Menjeherë oficari i parë Ilir Koçilja, organizoi uljen e varkës së shpetimit, por ndërkohë që ekuipazhi po hipte nëvarkë, Iliri u kthye për të marrë disa dokumente në kabine. Në këtë momentmotobarka u fundos menjëherë duke marrë me vehte edhe Ilirin , trupi i të cilit nuk u gjet kurrë. Kapiten i motobarkës ishte Niko Konomi.
Ilir Koçilja u lind në Peqin në 21 shtator 1952. Pasi mbaroi shkollën e mesme në vendlidje, ne vitet 1969-1972 vazhdoi studimet në Akademine e Marines Vlorë, duke u emeruar, pas diplomimit, si oficer i parë në motobarken “Tomorri”. U mbyt ne krye te detyres ne 20 shkurt 1972. Eshte dekoruar pas vdekjes nga Kuvendi popullor me medaljen “Për trimëri civile” me motivacionin “Gjatë fortunalit në Portin e Sarandës është treguar i palodhur. Ka kryet aktë trimërie për shpëtimin e Motobarkës “Tomorri” deri në minutën e fundit, duke dhënë edhe jetën e tij. Në vitin 1976 Porti i Durrësit i vuri emrin e marinarit Ilir Koçilja një nga rimorkiatorëve të tij.
Motobarka “Tomorri” u prodhua në Kantierin Detar të Durrësit më 15 nëntor 1956. Anija u ndërtua me lëndë druri, lis dhe pishë, me tonazh 200 ton. Motobarka “Tommori ishte i gjatë 26,8 m, gjerësia 8,3 m dhe zhytje 3,5 m.
Informacioni u mundësua me kontributin e kapiten Neki Lameborshi, zoti Fatos Koçilja (vëllai) dhe Z. Shefqet Kërcalli (Antologja e Detarisë Shqiptare, Pjesa I).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb