Nga: Mira Bregu, OKB, Gjenevë


Si pasojë e përmbytjes së dy anijeve në ujërat mes Libisë dhe Italisë në Mesdhe kanë vdekur 239 persona, deklaroi zëdhënësi i IOM-it, Joel Millman.


Zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare për Emigrim (IOM), Joel Millman, njoftoi se si pasojë e përmbytjes së dy anijeve me refugjatë në ujërat mes Libisë dhe Italisë në Detin Mesdhe kanë humbur jetën 239 persona. Millman, në deklaratën para gazetarëve tha se. Ai bëri të ditur se numri i refugjatëve që kanë humbur jetën në Mesdhe këtë vit është rritur në 4.220.


Me rritjen e shpejtë të numrit të refugjatëve të vdekur, fatkeqësisht në përpjekjet për të kaluar në Evropë, Mesdheu u shndërrua në një varrezë të madhe.

Nje reagim ka ardhur edhe nga komisioneri i lartë per refugjatet Filippo Grandi. “Jam thellësisht i trishtuar nga një tjetër tragjedi në det me 239 frikë vdekur në Mesdhe. Shumë jetë mund të shpëtohen përmes zhvendosjes së sigurte dhe ligjore duke i mbrojtur ata. Mesdheu është një bërë një zone vdekjeprurëse për refugjatët dhe emigrantët, por ata ende nuk shohin ndonjë mundësi tjetër, por të rrezikojnë jetën e tyre për të kaluar atë”, deklaroi Grandi. (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: