Pas mbytjes së anijes ruse Moskva dhe faktin që në bordin e anijes mund të kishte pasur armë bërthamore, shqetësues ishte fakti se fati i qindra pjesëtarëve të ekuipazhit nuk dihej.

Raportet e fundit nga Ukraina, kanë bërë me dije sot se kapiteni i anijes ka humbur jetën pas sulmit që iu bë Moskvas nga forcat ukrainase.

Kievi ka sqaruar se Kapiteni i Rangut të Parë Anton Kuprin, 44 vjeç, u vra pasi anija u godit nga raketat Neptun.

“Ai vdiq gjatë një shpërthimi dhe zjarri në bordin e ish-krenarisë së Flotës së Detit të Zi të Federatës Ruse”, tha Anton Gerashenko, këshilltar i ministrisë së brendshme të Kievit.

Burime të tjera mbështesin pretendimin se kapiteni Kuprin u vra, raportoi The Sun. Një njoftim në lidhje me humbjen e jetës së Kapitenit Kuprin, nuk ka ardhur ende nga Moska.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb