“U kërkojmë falje Landos dhe Oskarit për humbjen e pikëve, në një moment kritik të garës së tyre për titull, pas dy paraqitjeve të shkëlqyera gjatë gjithë fundjavës”.

Me këto fjalë, drejtuesi i skuadrës MekLaren, Andrea Stela, i është drejtuar Norrisit, liderit të kampionatit të pilotëve, dhe Piastrit, tashmë i barazuar në vendin e dytë me Vershtapenin, pas skualifikimit nga Çmimi i Madh i Las Vegasit për parregullsi në dyshemenë në pjesën e pasme të makinave.

“Si ekip, u kërkojmë falje edhe partnerëve dhe tifozëve tanë, mbështetja e të cilëve është thelbësore. Edhe pse ky rezultat është jashtëzakonisht zhgënjyes, ne mbetemi të përqendruar te dy garat e fundit të sezonit,” përfundoi drejtuesi italian i MekLarenit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb