Kryeministri Edi Rama, nuk i ka kursyer batutat për opozitën dhe liderin e opozitës Sali Berisha pas deklaratave të këtij të fundit se pas 12 majit do të rihapet aplikacioni TikTok.

Në një takim të organizuar me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 majit, Rama u shpreh se edhe Dashnor Sula ndërtoi një parti të fortë në Peqin, por ia “vodhën natën”. Kreu i qeverisë iu referua lënies së Sulës jashtë listave të kandidatëve nga PD në Qarkun e Elbasanit.

“Më 12 maj shkrijmë SPAK dhe çlirojmë TikTok. Deklaratat e tilla tregojnë që me këta nuk ka garanci.

Ndërtoi Dash Sula i shkretë tërë atë parti në Peqin edhe u gdhi në mëngjes ia kishin vjedhur natën. S’dihet kush do t’i hajë ato kokrra gruri se gjeli i detit nuk është më. Gjel deti e kam kompliment sepse është në të thatë, të tjerët janë në kënetë.

Më pas Rama kaloi tek Lulzim Basha me të cilin ka pasur një komunikim virtual nëpërmjet videove të shpërndara në rrjetet sociale ditët e fundit.

“Vetëm Luli nuk evolon sepse është i lindur i përsosur, një njeri të cilin gjumi e do aq shumë sa e mban për vete është i përsosur. Ka njerëz që lindin me këmishë, Luli ka lindur me këmishë nate”, tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb