Opozita mban më 20 shkurt protestën e radhës kombëtare.

I pyetur nga qytetarët në një bashkëbisedim online, kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se nisja e fitores së opozitës do të jetë në momentin që qytetarët do të vendosur se rruga që duhet të ndiqet është ajo e bllokimit të bulevardit.

“Nuk e ndërpresim kryengritjen pa rrëzuar narkoshtetin. Ideja juaj që të mos largohemi nga sheshi është absolutisht ideja më e drejtë.
Në momentin më të parë që qytetarët do të vendosin, ajo do të jetë edhe faza përfundimtare e ditores tonë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb