Në fund të fjalës së tij, Berisha tha se Rama nuk meriton të jetë në qeveri pasi fitoi nga një farse zgjedhore e faktuar, ndaj sipas tij, më 24 janar të gjthë opozitarët duhet të jenë në shesh.

Një qeveri e cila bazohet në rryshfetin më të tmerrshëm publik, që jep vetëm dy ditë para zgjedhjeve 2 miliardë euro gjoba dhe kamata për 200 mijë familje, ajo as dy minuta nuk meriton të qëndrojë në pushtet dhe është e paligjshme”, tha Berisha.

Kreu i PD, tha se demokratët kanë fituar çdo betejë në rrugën që besojnë. Në kryengritje paqësore. Në qëndresë paqësore.

“Dhe kësaj here kjo kërkohet nga ne. Kësaj here kërkohet, kërkohet që ne të betuar, të mos lëshojmë sheshin gjer në realizimin e qëllimit tonë”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës

Sali Berisha: Gjithçka sot varet vetëm nga ne. Do të pranojmë ne këto veprime? Do të pranojmë ne që Edi Rama të jetë edhe kryeministër hajdut, edhe gjykatës, edhe prokuror? Do pranojmë ne që Edi Rama të tmerrojë, të shtrojë zgjedhjet në farsë?
Do pranojmë ne që të shkojmë përsëri në zgjedhje me Edi Ramën në zgjedhje? Jo. Prandaj dhe kjo është prova e fundit. Kilometri i fundit. Është misioni më i madh që kemi patur ndonjëherë që kur jemi krijuar gjer sot. Ja u them unë ju. Ne, ne kemi dy alternativa. Ose të rrëmbejmë armët dhe t’i përzëmë, por ne nuk jemi kjo parti. Jo. Ne
jemi parti e parimeve demokratike. Dhe kemi qenë, jemi themeluar të tillë. Dhe kjo ka qenë mrekullia jonë. Ja u them unë, në qoftë se kjo parti ka bërë, ka patur, ka bërë një mrekulli në ekzistencën e saj është se ajo edhe kur u përdor dhuna kundër saj, se kur u përdor dhuna kundër saj, ajo nuk përdori kurrë dhunën.
Nuk jemi ne. Por ne kemi fituar çdo betejë në rrugën që besojmë. Në kryengritje paqësore. Në qëndresë paqësore. Dhe kësaj here kjo kërkohet nga ne. Kësaj here kërkohet, kërkohet që ne të betuar, të mos lëshojmë sheshin gjer në realizimin e qëllimit tonë.
Vetëm njerëzit, të cilët i besojnë të vërtetës, e kanë të qartë të vërtetën, janë të vendosur për të sakrifikojnë për të, fitojnë, s’humbasin kurrë. Edhe ne tani të vërtetën e kemi përpara, e kemi të qartë, dimë gjithçka për të, jemi më të motivuar se kurrë ta mbrojmë atë.
Ndaj dhe me 24 janar të gjithë qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë në Tiranë.
Të betuar që ne betejën tonë s’do e ndërpresim gjer ditën e largimit të Edi Ramës dhe ju garantoj se nuk ka forcë, nuk ka forcë në botë që atë ta mbajë në pushtet para guximit tuaj, energjisë suaj. Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb