Deputeti demokrat Klevis Balliu, ishte sot në krah të Sali Berishës në foltoren e Degës 6, në zonën e Kombinatit, nga ku deklaroi se “Edi Rama nuk është më një kundërshtar politik, por një armik i interesit kombëtar”.
Sipas Balliut, përmes abuzimeve dhe vjedhjeve sistematike, Edi Rama ka shkatërruar Shqipërinë, ka rrënuar ekonominë dhe ka detyruar mijëra qytetarë të largohen nga vendi.
“Duhet të guxojmë bashkarisht”, u shpreh Balliu, duke bërë thirrje për revoltë mbarëkombëtare kundër hajdutërisë dhe karteleve të lidhura me pushtetin.
Më 24, në orën 17:00, të bashkohemi kundër hajdutërisë dhe karteleve të Edi Ramës.
