Deputeti i PD-së Saimir Korreshi i pranishëm në protestë tha se me 50 milionë eurot që vodhi Balluku, do të ndryshonte jeta e studentëve.
Korreshi theksoi se Ramës i ka ardhur fundi. Ai shtoi se elita ndodhet sot në shesh e se kryeministri do largohet.
Korreshi theksoi se të shtunën do të ketë pjesëmarrje masive.
Saimir Korreshi: Kjo është një rezistencë e admirueshme. Tek Mine Peza ishin 118 të ndaluar, ka një moral tepër të lartë. Është pjesë e historisë. Protesta e pedagogëve i ka dhënë bukuri protestës. Kolapsi në institucione mund të sjellë ndryshimin. Kur flet elita, duhet të themi “stop”. Ata e dinë se me 50 milionë euro që vodhi Balluku te Tuneli i Llogarasë do kishin ndryshuar jetën e studentëve. Sistemi arsimor sot është vunerabël, nëpër fshatra dy vetë janë nëpër klasa.
Ke një kolaps të sistemit arsimor dhe pedagogët e dinë shumë mirë se çfarë vështirësish kanë studentët në Tiranë. Ramës i ka ardhur fundi. Mendoj se e shtuna do jetë ditë e veçantë, do ketë pjesëmarrje të madhe. News24 e di shumë mirë se çfarë bën shteti kur nuk të ka qejf. Ju si media e keni provuar vetë darën e pushtetit, që vetëm ushtron dhunë e nuk pyet më për asgjë.
