Policia e vendit fqinj ka sekuestruar mbi 86 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Droga u kap në Igumenicë ku u ndalua një mjet që vinte nga kufiri.
Është kryer kontroll i imtësishëm me ndihmën e qenit anti-drogë dhe poshtë sedileve dhe në portat e mjetit u gjetën të fshehura 84 pako me 86 kg 230 gram marijuanë.
Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, Olibion Lena, 34 vjec, nga Lushnja. Lena rezulton i kërkuar në Greqi, i dënuar me 7 muaj burg dhe 3000 euro gjobë në Patër për falsifikim dokumentesh.
(m.k/BalkanWeb)