Anila Jole, drejtore e Informacionit në Neës24 në një intervistë në “Studio 24” foli për situatën e krijuar në televizionin “News 24” në 9 gusht, duke u ndalur tek rëndësia e fjalës së lirë kundër abuzimit me pushtetin.
Jole kujton se si pa asnjë paralajmërim, në redaksi u gjendën forca policore dhe të ushtrisë dhe se kishin nxjerrë jashtë gazetarët. Ajo u shpreh se ka qenë një moment i tmerrshëm dhe se nuk kishin marrë asnjë sqarim. Ndërsa më tej nënvizoi se e konsideron një bastisje, duke shtuar se SPAK nuk duhet ta kalojë këtë çështje pa hetuar.
“Tashmë është bërë e njohur për publikun, por kanë kaluar 3 muaj dhe që nga 9 gushti kemi kaluar shumë ngjarjeje, ishte krejt e papritur, i ishte ditë e shtunë, fillimi I gushtit, ditë fundjave kur gjykatat ishin pushim. Njoftohemi në mëngjes nga gazetarët në redaksi që punojnë natën se jemi nxjerrë jashtë. Ishte një zgjim I tmerrshëm që nuk do ta harroj. Nisem menjëherë me drejtues dhe gazetar të tjerë që morën njoftimin dhe u hasëm me policisë. Ata rrinin gojëkyçur. Dinim që ishin forca të policisë, ushtarake dhe përfaqësues të kompanisë KYO SHPK. Kaluan orë të tërë dhe ne nuk merrnim asnjë sqarim dhe flitej se keni shkelur kontratën. Një gjë që gazetarët nuk dinë t’i japin përgjigje, por një ditë të bukur u gjendën jashtë. Sinjali i News u mbyll, edhe OSSHE u fut në këtë zinxhir, ndërprenë edhe gjeneratorin…Dhe kushdo do mendonte se mori fund. Kaluan ditë të tërë, forcat policore dhe ushtarake qëndrimin brenda. U bë një bastisje, u mor gjithçka, isha unë që hyra pas 2-3 ditësh brenda dhe ishte për të qarë. Asgjë në redaksi mjete të hedhura poshtë. Dhe dukej që qëllimi ishte për të marrë diçka që ishin të interesuar. Nuk e di pse ne u gjendëm si armiq. Besoj se kjo ndodh kur qeveria nuk punon ashtu siç duhej. Nëse qeveria punon për mirëqenie e popullit nuk ka pse të ishte kjo. Ky ishte sulmi që të intimidonte jo vetëm gazetarë të Neës24 por të gjitha ata që guxojnë të bëjnë shkrime të tilla. Qëllimi kryesor mendoj se ishte mbyllja e Neës. Mund të dukej e pabesueshme, por ja që ndodhi…Shumë besuan se Neës u mbyll. Dhe pati një mobilizim…menjëherë u mblodhëm për të protestuar. Por pati edhe media të tjera që nuk e dhanë këtë lajm. Se si do të rilindte Neës askush nuk e dinte. Por rëndësi ka që puna investigimi vazhdon. Por në një vend ku janë prodhuar lajme , të prodhohen armë kjo është absurde… Por ajo ishte një pretekst për të na nxjerrë ne jashtë. Mendoj se SPAK nuk duhet ta lërë edhe këtë moment të pahetuar , për mënyrën se si gazetarët u nxorën”, tha ajo.
