Analisti Agim Baçi, në emisionin “Studio24” me Ola Bruko, ka bërë një krahasim në lidhje me qëndrimet e kryeministrit Edi Rama në rastin e ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj dhe zëvendës kryeministres aktuale Belinda Balluku.
Baçi u shpreh se me deklaratat e sotme dhe mbrojtjen që bëri ndaj Ballukut dhe drejtoreshës së AKSHI Mirlinda Karçanaj, kreu i qeverisë u soll si prokuror.
Agim Baçi: Politika nuk e do SPAK dhe drejtësinë, deklarata kundër drejtësisë sheh edhe dëgjon edhe nga PD edhe nga Rama.
Politika nuk po e rregullon dot peshoren e besimit te qytetarët. PD edhe pse ka 2 vite që bën opozitë me dosjet e SPAK, ende vijon t’i thotë SKAP-. Konferenca e sotme e fundvitit e kryeministrit Rama tregon arrogancën e pushtetit. Balluku është në detyrë dhe është për të personi më i rëndësishëm.
Balluku është në oborrin e kryeministrit. Me Ahmetaj ishte ndryshe sepse ai ishte larguar, Rama kishte bërë shpërthim të kontrolluar.
Rama me deklaratat e tij po zhbën në një farë forme SPAK. Ikja e Ballukut nuk e prish as jetën parlamentare as nuk e ndryshon qeverinë, është ai që e zgjedh ekipin. Sot Rama u bë prokuror dhe mbrojti të akuzuarat.
