Me armё, stemë policie e mijëra euro, 3 tё rinj nga kruja dhe njё nga Tirana sfidojnё policinë e kryeqytetit.
Ngjarja ёshtё regjistruar disa ditё mё parё nё zonёn pranё “Xhamllikut” ku 4 tё rinjtё kanё qenё duke udhёtuar me njё mjet “Volswagen” kur janё ndaluar nga njё patrullё e forcave Shqiponja. Tё rinjtё nuk i janё bindur urdhёrit tё policёve dhe janё konfrontuar fizikisht me ta, duke u ndarё nё 2 grupe.
2 personat qё u larguan morёn me vete edhe njё armë pistoletё qё ishte nё brezin e njёrit nga tё rinjtё qё u prangos nga policia. Gjatё kontrollit nё mjet policia gjeti dhe sekuestroi sasi e konsiderueshme të hollash në euro dhe lekë, celularë dhe gërshërë, të cilat u përdoren për prerjen e lëndës narkotike Canabis Sativa si dhe 1 portofol me stemën e policisë.
Nё prangat e policisё ranё Aurel Deliu (i cili kishte dhe armёn nё brez) dhe Alban Tufa 29 vjeç ndёrsa nё kёrkim janё Marklen Haka 30 vjeë dhe Bledar Kurti 40 vjeç.
NJOFTIMI I POLICISE
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. D., 29 vjeç dhe A. T., 29 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. H. dhe B. K., pasi në rrugën ”Marie Logoreci”, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë. Gjatë kontrollit në mjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas u gjetën një sasi e konsiderueshme parash në euro dhe në lekë, sende që përdoren për prerjen e lëndës narkotike, 1 portofol me stemën e policisë dhe 4 aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
(BalkanWeb)
