DURRËS- Efektivët e policisë së Shijakut kanë vënë në pranga 2 persona, pasi njërit prej tyre duke lëvizur me makinë i është gjetur në çantë një armë zjarri.

Sipas të dhënave zyrtare, Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, mbrëmjen e djeshme kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
– Astrit (Avdyli) Balliu 43 vjeç, banues në Shijak;
– Donald Çullhaj, 23 vjeç, banues në Shijak.

Në Xhafzotaj, Shijak gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Donald Çullhaj, në një çantë “Marsup” është gjetur një armë zjarri pa leje.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• një armë zjarri pistoletë e kalibrit 9 mm me mbishkrimin “STERM9x19;
• një krehër me 12 fishekë të kalibrit 9 mm, me një fishekë në fole;
• automjeti tip Benz.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb