Gjatë konferencës për mediat në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i SHBA, Donald Trump ka zbuluar detaje nga biseda telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.
Trump tha se mendon që diçka do të ndodhë në luftën e Rusisë në Ukrainë që do ta “zgjidhë” atë, duke përmendur telefonatën e tij të fundit me Vladimir Putinin.
“Po punojmë për këtë çështje. Presidenti Putin më telefonoi dhe tha: ‘Do të doja shumë t’ju ndihmoja me Iranin.
Unë thashë: ‘Më bëj një nder, unë do të merrem me Iranin. Më ndihmo me Rusinë. Duhet ta zgjidhim këtë çështje’. Dhe mendoj se diçka do të ndodhë atje.”
(BalkanWeb)
