Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur se ka paralajmëruar negociatorët e BE-së që të tregohen të kujdesshëm se kë do të sjellin në Beograd për arsye se nuk do të ketë më tolerime.
Vuçiq ka thënë se u ka çuar mesazhe atyre pas deklaratave të Sveclës dhe patrullimeve me varka në Ujman. Ndër të tjera ai ka thënë se do të flasë më shumë për situatën në Kosovë pas takimit të nesërm me këshillin kombëtar të sigurisë.
“Mbrëmë i paralajmërova përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe negociatorët dhe i pyeta,- me çfarë po vini në Beograd, sepse ne nuk do ta tolerojmë më. Ne thamë se duhet të respektohen format ndërkombëtare”, është shprehur Vuçiç.
(BalkanWeb)
