Ka qenë gjimnazi “Partizani” shkëndija e parë që ka nisur protestën e ditës së sotme. Më pas kanë qenë studentët e Fakultetit të Mjekësisë të cilët kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur marshimin në bulevardin “Zogu i Parë”.
Më pas ata kanë bërë një ndalesë te Shkencat e Natyrës, ku kanë bërë thirrje që kolegët e tyre t’u bashkohen, por janë hasur me një derë të mbyllur nga siguria e universitetit.
Më pas studentët kanë hapur derën, duke liruar të rinjtë që ishin brenda.
Pritet mbledhja e të rinjve para Ministrisë së Arsimit.
