Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Luana Vjollca ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj studentëve gjatë protestave të ditëve të fundit, duke i cilësuar pamjet si të papranueshme.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Vjollca ka shprehur shqetësimin për të rinjtë që janë përballur me dhunën, duke theksuar se çdo fëmijë dhe i ri që përjeton situata të tilla është një arsye për t’u shqetësuar.

“E papranueshme dhuna ndaj studentëve! Pamje të papranueshme. Më dhemb zemra për çdo fëmijë dhe të ri që përjeton dhunë”, shkruan Luana Vjollca.

Capture
Capture

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb