Kandidatja e Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës, Dhurata Çupi, ka ndarë pamje nga takimi i djeshëm në zonën e Xhamllikut, ku i pranishëm ishte edhe lideri demokrat, Sali Berisha.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihet edhe këngëtari Arkimed Lushaj (Stresi). Reperi i njohur, ditët e fundit është bërë pjesë e fushatës elektorale të PD. Dje ai ka bërë thirrje që në 11 maj qytetarët e Tiranës të votojnë kandidaten Dhurata Çupi.

“Votoni Dhurata Çupin, më e mira”, thotë Stresi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb