Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike reagon pas deklaratave të bëra nga një pensionist në Bathore të Kamzës, gjatë një takimi me drejtuesin politik të PD, Flamur Noka, ku thoshte se fatura e energjisë i ka ardhur 7 milionë lekë për 19 muaj, me 3 llamba dhe 1 televizor.

Në përgjigje ndaj pensionistit Sevxhemali Beluli dhe bashkëshortes së tij, OSHEE thekson se pretendimi për faturën 7 milionë lekë nuk qëndron dhe është larg të vërtetës.

“OSHEE shpreh habi me deklaraten e abonentit gjate takimit elektoral me kandidatin e PD. Pretendimi per fature 7 milione leke nuk qendron dhe eshte larg te vertetes. Abentit ka detyrim ndaj OSHEE rreth 90 mije leke, per te cilat ka lidhur aktmarreveshje dhe i paguan me këste”, sqaron OSHEE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb