Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer batutat sot në Shkodër, duke u shprehur se Benet Beci ishte një nga mbetjet e pakta të të kaluarës që kishte vlerë të plotë ricikluese.

Ndërsa fliste për rrugët dhe punën e bërë nga qeveria në këtë drejtim, pra për të bërë veriun të aksesueshëm për turizmin, Rama u shpreh se janë ndërtuar 315 km rrugë të brendshme në dekadën e fundit, e pa krahasueshme kjo sipas tij me punën e bërë nga qeveritë pasardhëse.

“Çfarë kemi bërë ne për veriun nuk është bërë nga qeveritë e tjera më parë, në të gjitha asket për të hapur veriun ndaj turizmit, i kemi ndërtuar ne. Ishte fat të kisha Benetin në Fondin e Zhvillimit, ishte një nga mbetjet e pakta të të kaluarës që kishte vlerë të plotë ricikluese. Ata janë të pariciklueshëm. Falë Benetit, janë të gjitha këto akset e asfaltuara, 315 km rrugë të brendshme të qarkut në një dekadë. Le t’i nxjerrin çfarë kanë bërë në çerek shekulli të tjerët, e kam bërë unë krahasimin dhe nuk ka të krahasuar”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb