Në një intervistë ne emisionin “Oponencë” në News24, Adriatik Lapaj tha se kryeministri Rama është në hall sepse është kapur duke vjedhur.
Gjithashtu i pyetur për Avokatin e Popullit, Lapaj ritheksoi se nuk e njohin si institucion.
“Ai është në hall me drejtësinë është kapur duke vjedhur. Është tmerri i madh. Intelektualët e rinj duhet të marrin peshë për shoqërinë”, u shpreh ai.
Pyetje: Ke shkuar t’i bësh një raport avokatit të popullit për keqtrajtimin që të ësht bërë?
Adriatik Lapaj: Nuk e njohim atë si institucion. Për t’u bërë Avokat Popullit po ta lexosh ligjin duhet integritet i lartë moral. Dhe mashtrimi nuk është integritet.
Rama kishte 6 muaj pa shkuar në Parlament për të votuar një ligj, dhe shkoi për të votuar një njeri që deri dje i tha “hajdut” dhe mesazhi ishte që të gjithë përfundoni te unë. ‘po të doni karrierë do kaloni tek unë’. Ky qe mesazhi. E vërteta doli. Ai që deri dje u thoshte shqiptare që Saliu me Edin janë këmbët e merimangës, me firmat e Saliut i kandidua dhe me votat e Edit u votua”, tha ai.
