Historiani Pëllumb Xhufi në ftuar në emisionin ‘Vila 24’ në News24 në 110-vjetorin e Pavarësisë, foli për Ditën e Flamurit dhe Ditën e Çlirimit të vendit, duke u ndalur edhe tek ndërgjegjësimi i qytetarëve për të vlerësuar flamurin.

Ai u shpreh se në ditën e festave kombëtare, përfshirja duhet të jetë më e madhe, duke u shprehur se pavarësisht festave që organizohen, edhe vetë Ismail Qemali që në atë kohë ka dhënë mesazhin që flamuri në asnjë mënyrë të mos hiqet nga institucionet.

“Kur u fejua xhaxhai im u fejua me një vajzë me origjinë nga Kosova dhe i shkuam në shtëpi, më bëri përshtypje se ajo familje ku jetonte vetëm një e moshuar, ishte flamuri kombëtar. Më ngeli në mendje ky episod, pasi në familje gëzohej dita në shtëpi më së shumti, kishte ndonjë ritual, por aspekti simbolik edhe në atë kohë nuk ka qenë fort i dukshëm. Në 100 vjetorin e pavarësi u bë thirrje nga bashkia, dhe u skuq Tirana, pra njerëzit janë gati, por duan një shtytje. Bashkia e harroi këtë iniciativë. Tani edhe unë bëj një autokritikë që këtë gjë nuk duhet ta harrojmë. Unë e festoj por i nënvlerësojmë këto gjëra. Ismail Qemali thoshte; se kur vlonjatët i shkruanin dhe i kërkojnë bashkisë së Vlorës të heqin flamurin dhe nëpunësit të ikin dhe të pranonin një forcë ushtarake dhe Ismali Qemali i thanë çfarë të bëjmë? Ai i thotë;, gjendja është shumë e keqe, por flamurin në asnjë mënyrë të mos e heqim sepse është identifikim ynë. Shikoni sa vlerësohej.

A mund të themi se Shqipëria është shtet i pavarur një projekt i Austro-Hungarisë dhe Italisë?

Xhufi: Austro-Hungaria në një masë tjetër edhe Italia për interesa të tyre donin një shtet shqiptar. Nuk donin të ishin sllavët të kaptin detet dhe italianët nuk donin të binte në dorë ngushtica e Otrantos. Në bazë të kryengritjeve të fuqishme dhe të mëdha përmbysën dhe perandorinë Osmane, dhe ishin me një kontribut për të gjithë Ballkanin jo vetëm për pavarësinë, por u kërkuan edhe interesat. Austro Hungaria u interesua vetëm për katolikët. Në fund të shek.19 si rezultat i lidhjes së Prizrenit, Austro-Hungaria u bind që ka një komb shqiptar që mund të prishte ekuilibrit bë Ballkan dhe u rreshtua dhe hodhi idenë e një shteti të pavarur shqiptar.

Gjithashtu gjatë bisedës në studio, Xhufi tha se rilindasit nxitën pavarësinë e Shqipërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb