Të enjten, hetuesit gjermanë kapën më shumë se katër kilogramë kokainë të fshehur në një makinë që drejtohej nga një shqiptar.

Sipas raportit të policisë, oficerët e policisë kontrolluan makinën e një 26-vjeçari nga North Rhine-Westphalia në një parking për udhëtarët në A3 pranë Beratzhausen. Oficerët gjetën në makinë rreth 4.4 kilogramë kokainë. Një pjesë e drogës kishte mbi paketim foton e Daffy Duck, një personazh vizatimor i animuar i shfaqur në seri vizatimesh si Looney Tunes dhe Merrie Melodies.

Më pas policia gjermane arrestoi shqiptarin dhe kontrolluan shtëpinë e tij.

Kokaine
Kokaine

Aty gjetën më shumë kokainë dhe marijuanë dhe para cash në një shumë pesëshifrore në euro. Prokuroria publikoi kërkesën në gjykatën e rrethit për një urdhër-arresti për dyshimin e fortë të trafikut të lëndëve narkotike në sasi të mëdha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb